
Gjatë ditës së sotme është arrestuar ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rrustemi, njofton “TV21”.
Përveç Rustemit është arrestuar edhe Drilon Ziberi, udhëheqës i departamentit për pagesë dhe kontroll në pikat pagesore, Ejup Latifi, ndihmës drejtor për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Xhemal Bilbilovski, pronar i kompanisë për sigurime “2SS”.
Sipas burimeve të njëjta ky aksion policor do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ku pritet të ketë arrestime të reja.
Arrestohet ish-drejtori i NP “Rrugë Shtetërore” Ejup Rustemi appeared first on Telegrafi.