MPB Maqedoni njofton se sot (09.09.2024) në Shkup, S.B (30) është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SVR Shkup, i cili kërkohej me urdhër qendror nga MPB-ja dhe me urdhër të INP Idrizovë për arratisje nga burgu.

“S.B është dënuar me burgim prej shtatë vite e gjashtë muaj për shkak të veprës penale të kryer nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal, ndërsa i kishin mbetur katër vite, tre muaj e 12 ditë”.

“Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, thonë nga MPB.

Arrestohet i arratisuri nga burgu i Idrizovës, kërkohej për vuajtjen e dënimit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version