Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për tri ditë, respektivisht gjatë kontrolleve më 29, 30 qershor dhe 1 korrik, ka arrestuar 19 persona në festivalin “Dojrani i Vjetër”.
Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotike.
“Policët kanë privuar nga liria A.S. (29) nga Strumica, D.SH. (24) nga Gjevgjelia, J.R. (23) nga Shkupi dhe K.V. (24) nga Kumanova, A.A.(32) nga Strumica, D.A. (34) nga Shkupi, G.I. (46) nga Shkupi, J.B. (32) nga Gostivari, V.G. (18) nga Crniçani i Gjevgjelisë, T.P. (18) dhe K.C. (18), të dy nga Miravci i Gjevgjelisë, G.M. (47) bga Shkupi, F.I. (19) nga Udova, B.S. (23) nga Batinca, D.Z. (23) nga Shkupi, A.A. (30) nga Vallandova, N.A. (18) nga Shkupi, S.P, (20) nga Bashino, dhe një 17-vjeçar, shtetas i Turqisë”, shtojnë nga MPB.
Arrestohen 19 persona në festivalin në Maqedoni, policia gjeti drogë appeared first on Telegrafi.