Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” u mbajt ceremoni ku u promovua klasa e 24-të e nëntogerëve, studentët e kursit për oficerë në shërbim në gradën fillestare për oficer dhe studentët e kursit bazë për nënoficerë në gradë të rreshterit, përcjell TV21.

Në ceremoninë e sotme foli ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili para të rinjve në Armatë, oficerëve dhe nënoficerëve  tha se lidershipi nuk është vetëm autoritet, por edhe frymëzim, duke dhënë shembull dhe duke ushqyer një mjedis pune në të cilin të gjithë mund të përparojnë.

Përndryshe, si nëntogerë janë promovuar 38 kadetë, 24 prej tyre për nevoja të Ushtrisë së Maqedonisë, 12 femra dhe 12 meshkuj, 8 nga Mali i Zi dhe 6 nga Bosnja e Hercegovina.

Në gradën e parë oficer-toger u promovuan 60 kursistë, të cilët në periudhën shtator 2023-shkurt 2024 dhe shkurt-korrik 2024, kaluan një kurs trajnimi dhe përmirësimi profesional gjashtëmujor për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë dhe Armatës; si dhe 60 nënoficerë në gradën rreshter.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ministri i sportit Borko Ristovski, përfaqësues të trupit diplomatik ushtarak nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi dhe mysafirë të tjerë të lartë nga Ministria dhe Armata./tv21.tv

Armata e Maqedonisë u bë me 24 nëntogerë të rinj, 12 femra dhe 12 meshkuj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version