Sot rreth orës 10:45, në zonën e Jellakut të Malit Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një grup skiatorësh kanë marrë pjesë në të ashtuquajturën “free ride” (jashtë pistës për skijim) në afërsi të Kodrës së Diellit.
Ariu ka lënduar këmbët e skiatorit duke e kafshuar dhe gërvishtur. Ekipi mjekësor i emergjencës nga Tetova e kanë transportuar skiatorin e lënduar në spitalin e Tetovës, ku do të konstatohet më tej ashpërsia e lëndimeve.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, është drejtuar në Kodrën e Diellit, nga ku do të japë deklaratë dhe detaje nga kjo ngjarje./Telegrafi/
Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.