Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve pasditen e sotme i dhanë mbështetjen e tyre avokatit nga Struga, Ardian Demiri dhe Vedat Salihit, i diplomuar në jurisprudencë nga fshati Haraçinë e Shkupit, për t’u zgjedhur anëtarë të Këshilli të Prokurorëve Publikë.
Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgija Sajkoski, njoftoi se në afatin ligjor për këtë post kanë aplikuar tre kandidatë.
Ai ka theksuar se Kuvendi ka zgjedhur dy anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë nga pjesëtarët e komuniteteve që nuk janë shumicë.
“Për anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publikë zgjidhet personi nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, avokatëve, ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe avokatëve të tjerë të shquar që plotësojnë këto kushte – të jetë shtetas i Republika e Maqedonisë, të jetë jurist i diplomuar me së paku 15 vjet përvojë pune në profesionin e avokatisë, i cili të ketë dhënë provimin e jurisprudencës dhe të ketë shkëlqyer në ushtrimin e profesionit të juristit me punë shkencore ose profesionale ose me veprimet e tij publike dhe nuk është dënuar me aktvendim apo aktgjykim të formës së prerë për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autoritetit në kryerjen e një funksioni apo vepër tjetër penale”, tha Sajkoski./Telegrafi/
Ardijan Demiri dhe Vedat Salihi kalojnë komisionin për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë në RMV appeared first on Telegrafi.