Komuna e Kumanovës dhe gjuha ruse atje, BDI-ja në opozitë dhe Qeveria e re – janë disa nga temat për të cilat kemi diskutuar me deputetin e BDI-së Arbër Ademi, i cili ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni.

Ademi tha se protestat janë në agjendën e Frontit Europian për të shprehur qëndrimin e tyre për politikat e Qeverisë. Megjithatë ai theksoi se ende nuk ka ardhur koha që protestat të shqyrtohen si pikë në organet partiake.

“Protestat i kemi në agjendë, janë të pavërteta lajmet se kemi hequr dorë nga protestat, por ende nuk e kemi shqyrtuar si pikë në organet partiake. Do t’i shfrytëzojmë mekanizmat demokratike për të shprehur qëndrimin tonë për politikat anti-shtetërore dhe anti-shqiptare të kësaj qeveria. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mohimin e deklarimit të përkatësisë etnike. Ky vendim do të thotë se gjatë punësimit nuk merret për bazë përkatësia etnike. Balancuesi me këtë vendim shfuqizohet, e jo pezullohet siç thonë nga Qeveria”, tha Ademi.

Ai theksoi se pas zgjedhjeve të 8 majit, kishte strukturim të qarqeve nacionaliste për të realizuar inxhiniering zgjedhor.

“E patë votimin si ishte në KSHZ. Dy partitë me këta humbësit tek shqiptarët, i bashkuan votat për të pasur përsëritje të zgjedhjeve, edhe atë ku në fshatin Llërcë. Në vendvotimin ku voton kandidati që duhej të bëhej deputet. Këto janë paradoksale. Edhe në Gjykatën Administrative ishte e njëjta procedurë, votim ekspres për t’ia marr një deputet BDI-së”, tha Ademi.

I pyetur për vendimet e Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ai tha se “fatkeqësisht Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë gjyqësor dhe nuk mund të ankimohen vendimet e saj”.

“Çfarë ligji mund të sjellë Qeveria nëse Gjykata Kushtetuese ua ndalon që të deklarojnë përkatësinë etnike. Le të dalin dhe të thonë se cili do të ishte ai mekanizëm. Kjo nuk më bënë rehat, jo si përfaqësues i BDI-së, por si një profesor. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Ademi.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet lokale, Ademi tha se janë duke punuar që koalicionin Fronti Europian ta shndërrojnë në lëvizje kombëtare.

“Kjo që vëllezërit tanë prej gjaku, edhe 100 herë po të lidhin koalicion me Levicën dhe oBRM-PDUKM-në mos të jenë të suksesshëm, pasi revolta e qytetarëve është e madhe. Dhe ajo revoltë po kanalizohet në trajtën e themelimit të lëvizjes kombëtare”, tha Ademi.

Ai theksoi se ka informacione që VLEN po mendon që në zgjedhjet lokale në Strugë dhe Kërçovë ta ndihmojnë OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/

*Ky emision është mbështetur nga KFC Maqedoni dhe Zgjimi Company.

Arbër Ademi në “PodGo”: Protestat janë në agjendën e Frontit Europian, mendojmë që koalicionin ta shndërrojmë në lëvizje kombëtare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version