Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, në TV21 foli nëse kanë komunikim me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa tha se BDI ka pasur bashkëpunim me të gjithë dhe ka kanale komunikimi. Megjithatë, ai shtoi se kjo nuk do të kjo nuk do të thotë se ka diçka në drejtim të dinamikave të zhvillimit.
“Me të gjithë aktorët në skenën politike BDI ka pasur bashkëpunim në forma të ndryshme. Ju e dini që disa nga partitë që sot janë në VLEN, janë derivate të BDI-së duke qenë pjesë integrale e BDI-së, duke pasur pozicione e funksione të rëndësishme jo për një vit e dy, por për më tepër se 20 vite kështu që, kanale të caktuar komunikimi me të gjithë kemi, aq më tepër edhe mbi baza të një bashkëpunimi të mëparshëm”.
“Personalisht edhe unë kam me njerëz të cilët janë të proveniencave të ndryshme politike e partiake dhe se kjo nuk do të thotë diçka në drejtim të asaj se cilat do të jenë dinamikat e zhvillimit”, tha Ademi.
Arbër Ademi: Disa nga partitë në VLEN janë derivate të BDI-së, kemi kanale të komunikimit me të gjithë appeared first on Telegrafi.