“Pasi pamë që plani fillestar për mbulimin e qeverisë dështoi dhe pasi pamë që presioni publik po jep fryte (përmes shembujve për kryebashkiakun dhe drejtuesit e policisë), duhet të vazhdojmë me këmbëngulje dhe çdo ditë të diskreditojmë ligjërisht çdo përpjekje për të mbuluar hetimin për të mbrojtur anëtarët e partisë dhe klientët e tyre”, thuhet në një reagim të kreut të partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

“Sipas Ligjit të posaçëm për Inspektoratin Shtetëror të Tregut (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 24/2007), i cili deri më tani është ndryshuar dhe plotësuar 15 herë, është LSI-ja ajo që shprehimisht është kompetente për “caktimin e masave inspektuese me qëllim eliminimin e parregullsive të konstatuara”! Për më tepër, në Ligjin për veprimtari hoteliere (2004), si lex specialis për disko klubet dhe kabaretë, Inspektorati Shtetëror i Tregut përmendet deri në 40 herë! Me germa: DYZET HERË!”, shkruan Apasiev.

Ai hedh dyshime mbi trajtimin institucional të rastit të Koçanit, pasi drejtori aktual i Inspektoratit është nga partia në pushtet dhe i njejti nuk është i akuzuar për rastin.

“Prandaj, është e paqartë pse kryeministri Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski dhe kolegët nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan e kanë kursyer nga hetimi dhe nuk i kanë dhënë statusin e “të dyshuarit” dhe “të akuzuarit” tek ministri aktual në detyrë. DREJTORI I ISHT – Vlatko Stojkoski nga radhët e OBRM-PDUKM-së!? Personi ka qenë në detyrë që nga nëntori i vitit 2024, që do të thotë se ka pasur mjaft kohë “ex officio” për të ndërmarrë veprime zyrtare që nuk i ka ndërmarrë”, shkruan Apasiev.

“Kjo merr edhe më shumë kuptim, duke ditur se ish-drejtori i ISHT-së është i dyshuar dhe tashmë ndodhet në paraburgim”, përfundon Apasiev.

“E Majta” ka kërkuar hetim sa më profesional të rastit dhe pa ndikime politike.

Apasiev: Për rastin e Koçanit u privua nga liria ish drejtori i Inspektoratit të Tregut, por jo edhe drejtori aktual i cili është i OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version