Kryetari i partisë “E Majta” dhe deputeti i Kuvendit, Dimitar Apasiev njofton se në margjina po thuhet se OBRM-PDUKM dhe VLEN kanë marrëveshje xhentëlmene që të mos ndërhyjnë në portofolet qeveritare.
Apasive thotë se ka besim se do të zbatohen ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në preambulë, por pa partinë e tij, sepse thotë se do të qëndrojnë kundër.
“Nuk do të bëhen para zgjedhjeve lokale sepse kjo do t’i shpërthejë ballonin e OBRM-PDUKM-së si parti popullore. Do të vazhdojnë, qeveria është e ëmbël dhe e shihni që çdo gjë që mohuan në fushatë dhe më parë, tash po e festojnë si një mrekulli diplomacie për Marrëveshjen e Prespës ose tani po priten shirita për “Bechtel dhe Enka”.
Mos u besoni këtyre politikanëve kryesorë. Kini kujdes për kë votoni”, vlerëson Apasiev./Telegrafi/
Apasiev: Ndryshimet kushtetuese do të bëhen, por jo para zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.