Menjëherë pas emërimit të Bojan Hristovskit si drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka pranuar një ankesë anonim që kundërshton ligjshmërinë e emërimit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, thotë se një ankesë e tillë ka arritur tek ata dhe se në bazë të saj është ngritur rast.

“Nga burime anonime ka ardhur një ankesë, e cila i referohet akuzave për emërim të paligjshëm të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Pas pranimit të ankesës është parashtruar lëndë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe pas konstatimit të gjendjes faktike vendimin do ta shpallim publikisht në seancën e Komisionit”, tha Dimitrovska.

Në lidhje me përmbajtjen e ankesës, kryetari i KSHPK-së thotë se bëhet fjalë për pretendime për mosrespektim të kushteve që kërkon Ligji për emërimin e drejtorit të BSHB-së.

Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të institucionit përgjegjës për siguri dhe kundërzbulim shkaktoi reagime të shumta në opinion./Telegrafi/

Antikorrupsioni hap rast për emërimin e drejtorit të ri të ASK-së, morën një ankesë anonime appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version