Që nga shpallja e zgjedhjeve Antikorrupsioni ka formuar 45 lëndë që kanë të bëjnë me korrupsionin në zgjedhje. Pjesa më e madhe kanë të bëjnë me procedura të marrëdhënies së punës, punësime dhe shkarkime kurse ka edhe lëndë për keqpërdorim të veturës zyrtare, fillim të parakohshëm të fushatës dhe ndërtime. Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit Tatjana Dimitrovska , në intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vetëm gjysma e institucioneve kanë përmbushur detyrimin ligjor për të paraqitur në këtë institucion veturat zyrtare. Për pjesën e mbetur, Antikorrupsioni ka informuar institucionet që zgjedhin dhe emërojnë funksionarë pasi ligji nuk parashikon sanksione.
“Deri sot 50% e institucioneve nuk kanë dorëzuar të dhëna. Duhet të them se pas vërejtjeve nga ana jonë u ngrit vetëdija te një pjesë e madhe e institucioneve, edhe përskaj asaj që nuk e kishin respektuar afatin ligjor, të dorëzojnë të dhëna për këto vetura. Ligji parashikon që për institucionet që nuk do të dorëzojnë të dhënat, Antikorrupsioni ka kompetenca të ngrejë padi kundërvajtëse megjithatë ligji ka një boshllëk dhe dobësi, nuk përcakton nivelin e sanksionit, gjë që nënkupton se është e pamundur ta zbatojmë këtë kompetencë që kemi”, tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Antikorrupsion: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV appeared first on Telegrafi.