Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot është pyetur në lidhje me ankesën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), e cila i dërgoi vërejtje për mos përgjigje në pyetjet e gazetarëve.

Kasami tha se e ka marrë vërejtjen e SHGM-së, ndërsa shtoi se ai dhe komuna çdo herë janë të hapur për mediat dhe opinionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne si komunë krenohemi me atë që jemi të hapur, jo vetëm ndaj mediave por edhe ndaj opinionit. Ndoshta është një pamundësi momentale e Qendrës për komunikim me mediat për t’u përgjigjur. Jo vetëm ata, por edhe unë si kryetar kam qenë i hapur në çdo moment të jap përgjigje për të gjitha çështjet që ju interesojnë”, tha Bilall Kasami.

Ndryshe, ditë më parë SHGM kërkoi që Komuna e Tetovës të jetë më transparente dhe t’u përgjigjet në kohë pyetjeve të gazetarëve, njëkohësisht të japin edhe informacione të sakta./Telegrafi/

Ankesa e SHGM-së, Kasami: Jemi të hapur ndaj opinionit dhe mediave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version