Grupe qensh agresiv, pa etiketa vaksinimi, po vërehen gjithnjë e më shumë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë së Veriut.

Dëshmitarët okularë pohojnë se në orët e para të mëngjesit lëshohen pako të tëra nga furgonat e ndryshëm, duke i lënë kafshët në një mjedis të panjohur për to.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” paralajmëron se këta qen shpeshherë nuk lejojnë kontaktin e afërt, çka tregon se ata vijnë nga ambiente ku nuk kanë pasur kontakt njerëzor ose kanë qenë të ekspozuar ndaj trajtimit të dobët.

“Këta janë qen të mëdhenj, jo karakteristikë për mjediset urbane. Kapja dhe transporti i tyre kërkon pajisje, logjistikë dhe kapacitet adekuat transportues, që tregon për aktivitet më të madh të organizuar”, thonë nga “Anima Mundi”.

Në disa komuna janë regjistruar raste të zhvendosjes së paligjshme të qenve.

Në Manastir janë kapur qen endacakë me etiketa nga Prilepi, ndërsa në Gostivar është vërejtur një furgon i bardhë duke zënë qen, edhe pse komuna ka marrëveshje me një stacion veterinar në Kërçovë.

“Anima Mundi” paralajmëron se klinikat private veterinare ofrojnë shërbime ilegale për zhvendosjen e qenve të pastrehë.

Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet:

“Ministria e Brendshme duhet të hapë një hetim, të kontrollojë kamerat dhe të sanksionojë raste të tilla. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet të forcojë kontrollin mbi strehimoret dhe kompanitë që kryejnë kapjen e qenve. BNJVL duhet të diskutojë me komunat dhe të parandalojë këtë praktikë të zhvendosjes së problemit në vend të zbatimit të programit “Kap, sterilizo, vaksino dhe kthe”, theksojnë nga “Anima Mundi”.

 

“Anima Mundi”: Në RMV qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkojmë hetim nga MPB appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version