Gjendja është e rëndë, por jo alarmante. Ky është vlerësimi i shefit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QKK), Stojançe Angellov, për zjarret që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Angellov apelon qytetarët që të mos dalin në publik me thirrje të panevojshme për tubim të njerëzve.

“Ne kemi mjaft pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë. Qytetarët mund të mos jenë të dobishëm kudo dhe ndonjëherë mund të jenë edhe pengesë. Ato mund të jenë të dobishme në mbrojtjen e zonave të banuara kur zjarri kërcënon një fshat ose si mbrëmë kur ekzistonte një mundësi e vogël që zjarri të arrinte në qytetin e Pehçevës.

Në atë rast, ata mund të jenë të dobishëm në skaj të qytetit, por nuk duhet të marrin pjesë në shuarje nëse nuk pranohen nga komandantët lokalë të njësive të zjarrfikësve”, tha Angellov dhe kërkoi që të mos krijohet panik i panevojshëm./Telegrafi/

Angellov: Të mos krijohet panik i panevojshëm, situata me zjarret nuk është alarmante appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version