Lideri aktual i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angellov thotë se nëse nuk kalon propozimi i vendimit të “Dinjiteti” për tejkalimin e problemit me 15 familjet e veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, ata do të largohen nga koalicioni i qeverisë.

“Në LSDM u bashkuam me një mendim dhe ide të pastër, kishte një atmosferë të mirë për zgjidhjen e problemeve, por dështuam.

Tani do të shohim nëse do të kemi sukses me OBRM-PDUKM-në për të arritur marrëveshje për kërkesat e familjeve të pakompensuara të veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, si dhe ndryshimin e Ligjit ekzistues për veteranët”, tha Angellov në “TV24”.

Ai ka theksuar se këtë ende nuk ia ka thënë kryesisë së LSDM-së, por është hera e parë që flet në një emision.

 

Angellov: Nëse nuk kalon propozimi për “branitellat” nuk do të jemi pjesë e koalicionit të LSDM-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version