Ditën e djeshme në territorin e shtetit kanë rënë gjithsej 46 zjarre, prej të cilave 27 janë shuar plotësisht. 5 zjarre të rënda janë nën kontroll dhe 14 janë aktualisht aktive.

Sipas kreut të QKM-së, Stojançe Angellov, zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës dhe me mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe makinerive të rënda, me mbështetjen e banorëve vendase kanë vënë nën kontroll një pjesë të zjarreve dhe siguroi më shumë vendbanime.

“U bëj thirrje të gjithë pronarëve të shtëpive dhe shtëpizave në fshatrat malore dhe të braktisura, të bëjnë një brez të butë zjarri rreth pronave të tyre. Njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që mund të përfshihen nga zjarret, të bëjnë linja kundër zjarreve përreth fshatrave, 20 metra të gjerë, të lëruar me traktorë të mëdhenj dhe diku të pastrohen me buldozer. Nuk mund të parashikojmë se ku do të shpërthejë një zjarr i ri. Problemi është era e fortë”, tha Angellov në një video fjalim.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë bujqve që të ndalojnë djegien e kashtës dhe kullotave sepse, siç thotë ai, mund të jetë si tentativë për vrasje./Telegrafi/

Angellov: Djegia e kashtës dhe kullotave mund të jetë tentativë për vrasje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version