Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Qeveri u takua me delegacionin e Parlamentin Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u potencuan hapat gjithëpërfshirës që u ndërmorën për zhvillimin e procesit zgjedhor në mënyrë demokratike, korrekte dhe transparente.

“Kryeministri Xhaferi theksoi se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në një atmosferë të qetë dhe demokratike, dhe se për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjen e deputetëve janë ndërmarrë të gjitha masat që ato të kalojnë në një atmosferë po ashtu të njëjtë”.

“Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, i njoftoi anëtarët e pranishëm të delegacionit të PE-së se ka zhvilluar takime koordinuese me KSHZ-në, MPB-në dhe Prokurorin Publik, puna e papenguar dhe me efikasitet e të cilëve është me rëndësi thelbësore për procesin zgjedhor”.

“Bashkëbiseduesit në takim ndanë qëndrimin se këto zgjedhje jo vetëm që do të përcaktojnë se kush do të jetë në pushtet në Maqedoninë e Veriut, por do e përcaktojnë edhe ardhmërinë dhe kahun e lëvizjes së shtetit. Bashkëbiseduesit theksuan se Plani i Rritjes është deri tani konfirmimi shumë serioz politik i Bashkimit Evropian dhe plan konkret për integrim efikas evropian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Në takim u theksua se për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi të madhe që mos jenë të kota rezultatet e arritura në vitet paraprake dhe në këtë drejtim, mbështetja e forcave pro-evropiane në vend është me rëndësi të madhe.

Anëtarët e PE-së: Zgjedhjet do e përcaktojnë drejtimin e lëvizjes së Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version