Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, mori pjesë në takimin e parë të grupit punues për përgatitjen e ligjit të parë për sigurinë e sistemeve të informacionit dhe komunikimit, ose më mirë i njohur si ligji për sigurinë kibernetike.
Andonovski tha se ky ligj është duke u punuar dhe duhet të hyjë në procedurë qeveritare në fund të janarit 2025.
“Deri në janar të vitit 2025 do të kemi një draft të këtij ligji, të cilin do ta ndajmë me opinionin, do ta publikojmë në ENER dhe do të mbledhim opinione, do të bëjmë një debat publik dhe pritshmëria është që në shkurt të ta kenë tekstin e përfunduar të ligjit në Kuvend”, tha Andonovski.
Ai shtoi se ky ligj është plotësisht i përgatitur me kërkesat e Bashkimit Evropian, me qëllim modernizimin e tij dhe përcjelljen e trendeve.
“Ky ligj do të na përshtatë plotësisht me kërkesat e direktivës NIS2, që është direktiva e fundit e BE-së. Prandaj drejtimi i ligjit është përafrim me rregullat evropiane të lojës”, shtoi Andonovski./Telegrafi/
Andonovski: Vitin e ardhshëm do të kemi një projektligj për sigurinë kibernetike appeared first on Telegrafi.