Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot në një konferencë për media prezantoi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025-2028, e cila tha se paraqet një moment historik në procesin e transformimit digjital të vendit.
Ai informoi se Qeveria në seancën e 45-të, pas një diskutimi gjithëpërfshirës, ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
“Është nder dhe privilegj të qëndroj para jush sot për të paraqitur Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025-2028 – udhërrëfyesin strategjik për forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së shtetit në hapësirën kibernetike. Kjo Strategji vjen në një kohë kur angazhimi ndaj infrastrukturës sonë dixhitale dhe dixhitalizimit në përgjithësi nuk ka qenë kurrë më i madh.
Fatkeqësisht, për më shumë se tre vjet, Maqedonia ka funksionuar pa një strategji kombëtare të sigurisë kibernetike, duke lënë një boshllëk dramatik në gatishmërinë tonë kundër kërcënimeve në zhvillim. Mungesa e një ligji gjithëpërfshirës për sigurinë kibernetike na ka ekspozuar më tej ndaj cenueshmërisë, duke i lënë institucionet dhe qytetarët në rrezik të barabartë”, tha Andonovski.
Gjatë kësaj periudhe, shtoi ai, ne kemi qenë dëshmitarë të një “rritjeje alarmante të sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride”./Telegrafi/
Andonovski: Strategjia e sigurisë kibernetike është një moment historik në procesin e transformimit dixhital të vendit appeared first on Telegrafi.