Ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kop sot ka realizuar takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilit i ka përcjellë mesazhin se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik pas rënies së vazhdueshme të sundimit të ligjit në vend.
“Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për të përcjellë mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është i kërcënuar në të gjithë spektrin politik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Holandeze në vend.
Në njoftimin e takimit në Facebook, i cili sipas fotografisë është zhvilluar në selinë e BDI-së, tregohet qëndrimi i Ambasadës për ndikimin politik mbi kryetaren e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.
“Po ashtu, ndikimi i papërshtatshëm politik në pozitën e kryetares së Gjykatës së Lartë është i papranueshëm, gjë që është çështje gjyqësore dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”, thuhet në postimin në profilin e Facebook-ut të Ambasadës së Holandës./Telegrafi/
Ambasadori holandez në takim me Ahmetin: I papranueshëm ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë appeared first on Telegrafi.