Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
Kjo është përgjigja e ambasadës amerikane në vend për “360 gradë” në pyetjen për inaugurimin e djeshëm të presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska-Davkova, e cila duke dhënë betimin solemnë në Kuvend përdori vetëm emrin Maqedoni në vend të asaj kushtetuese Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Pasi të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet një kryeministër, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve nga përparimi i vendit me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, thonë nga Ambasada Amerikane në vend.
Kujtojmë se dje, derisa kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, po lexonte deklaratën solemne me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidentja e sapozgjedhur e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë përsëritje përdori vetëm emrin Maqedoni./Telegrafi/
Ambasada e SHBA: Mbetemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.