
Stojçe Pecevski nga Velesi, i cili konsiderohej i zhdukur, është gjetur i vdekur, konfirmuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga aty informuan se në mëngjes nuk ka pasur kushte për kërkim me helikopter dhe se personi i zhdukur është gjetur pak para se të fluturojë helikopteri.
Pecevski ishte zhdukur dje rreth orës 10:50 në rajonin e kodrës “Groot” mbi Veles. Ai ishte bashkë me disa alpinistë të tjerë.
Miku i tij dhe alpinist shumëvjeçar Igor Smilev ju bëri thirrje shoqatave, klubeve dhe qytetarëve alpiniste të Velesit që të përfshihen në kërkim.
Alpinisti i zhdukur nga Velesi është gjetur i vdekur appeared first on Telegrafi.