Analizat tona thonë se, nëse Aleanca për Shqiptarët merr pjesë e pavarur në zgjedhje, do t’i bëjë vetëm një nder BDI-së, deklaroi ministri i shkarkuar i MSHIA-s, Azir Aliu duke iu përgjigjur pyetjes se ku ndanë Arben Taravari dhe Ziadin Sela.
“Në koalicion me opozitën, BDI përfundimisht do të përfundojë në opozitë”, tha Aziri për “TV21”.
Ai shtoi se “vija e tyre e kuqe” për një koalicion të mundshëm qeveritar në të ardhmen është duke mbajtur rrugën evropiane.
“Nuk do të bëjmë koalicion me një parti që nuk do të angazhohet për ruajtjen e rrugës evropiane, që nënkupton edhe ndryshime kushtetuese”, theksoi Aliu./Telegrafi/
Aliu: Nuk do të bëjmë koalicion me një parti e cila nuk mbështet ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.