Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u shpall sot “Qytetar Nderi” i komunës së Prizrenit.

Ceremonia solemne u mbajt sot, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara politike.

Ata vlerësuan lart kontributin e Ahmetit.

Të gjithë folësit në seancë thanë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij, Ali Ahmeti u shpreh tejet i nderuar me këtë titull.

Ahmeti tha se “Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë”.

“Na e ka mbajtur shpirtin gjallë sepse na ka mësua se si të mos epemi dhe të ndërtojmë program deri në çlirim, sepse vet Lidhja e Prizrenit ishte një platformë për çlirimin e tokave shqiptare”, tha Ahmeti në fjalën e tij të rastit.

Ndërkaq, kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha se “Qyteti i Lidhjes” di t’i nderojë njerëzit të kalibrit sikur të kreut të BDI-së.

“Për më tepër edhe vet prezenca e Ahmetit me bashkëpunëtorë dhe familjen e tij e ka nderuar edhe Prizrenin”, tha Totaj.

Vendimi u mor nga Asambleja Komunale e Prizrenit më 28 mars.

Kuvendarët prizrenas me votim unanime votuan që Ali Ahmeti, ta gëzojë këtë titull.

 

Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit: Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version