Aleksandar Tasevski, sindikalisti i M-NAV-së, është thirrur në pyetje në polici, pasi dyshohet se përmes Facebook-ut i ka dërguar kërcënime kryesisë së Kontrollit të Trafikut Ajror.

Tasevski për “Sitel” ka dhënë një deklaratë se nuk ka kërcënuar, por ka zbuluar keqpërdorimet e menaxherëve për punësimet e reja, ndërsa ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë më shumë.

Ai është kryetar i Sindikatës për kontrollin e trafikut ajror, ndërsa në polici është raportuar nga menaxhmenti i M-NAV. /Telegrafi/

Aleksandar Tasevski thirret në pyetje sepse dyshohet për komunikime të kërcënueshëm appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version