Katër vjeçarja Alea Aliti është mysafirja jonë e radhës në emisionin TMkids.
Alea ndonëse e vogël në moshë, u tregua një bashkëpunëtore e shkëlqyer më gjithë ekipin tonë, pasi dha mendime dhe komente origjinale në çdo pyetje që ia parashtruam.
Aleas i pëlqen shumë të vishet bukur, madje ngjyra e saj e preferuar është ngjyra rozë, teksa tha se për rregullimin e flokëve të saj gjithmonë kujdesët nëna e saj.
Asaj i pëlqenin ushqimet që gatuantë nëna e saj, mirëpo aspak nuk e pëlqentë profesionin e kuzhinieres, pasi veten e shihte si një mjeke në të ardhmen, një vajzë që do të ndihmontë të gjithë personat që kanë nevojë për mjekim.
Aleas i pëlqejnë edhe shëtitjet, mirëpo vend të preferuar e ka Shqipërinë për shkak të detit dhe plazhit.
Ajo tha se ka një pasion të madh ndaj këngës ndaj edhe nuk përtoi aspak të këndontë këngën “Lej” nga Dhurata Dora dhe Don Xhoni.
Alea poashtu tha se i pëlqen shumë personazhi i Elsës tëk filmi vizatimore, shkaku i fustaneve të mrekullueshme dhe dukjes së saj përrallore.
Shumëçka interesante për veten rrefeu në TMkids, Alea, ndaj tregimin e plotë të saj mund ta ndiqni në videon e lartë vendosur. /Telegrafi
Alea Aliti në TMkids, katër vjeçarja që e sheh veten mjeke në të ardhmen appeared first on Telegrafi.