
Reagimet e LSDM-së dhe BDI-së vijnë në kohën kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, po zbardhin çdo ditë skandale të panumërta nga pushteti i kaluar, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në lidhje me akuzat e BDI-së dhe LSDM-së për keqpërdorime në këtë ministri.
Nga MMJPH thonë se LSDM është e paaftë për të lexuar dokumente.
“LSDM-ja në konferencën e sotme për media edhe një herë dëshmoi paaftësinë e saj për të lexuar dhe kuptuar dokumente, ashtu siç nuk dinte të lexonte nevojat e qytetarëve gjatë dekadës së fundit të qeverisjes së BDI-së”, thonë nga MMJPH.
Nga atje shtojnë se janë transparent dhe të hapur për çdo organ hetimor apo media që dëshiron të kontrollojë situatën.
Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime appeared first on Telegrafi.