Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuzë kundër shoferit Vasil Jovanov, i cili ka goditur të renë Frosina Kulakova, e cila ka humbur jetën në vend teksa kalonte në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Aradhat Partizane”.

Jovanov akuzohet për “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe përballet me një dënim maksimal prej 20 vjetësh.

Sipas provave të mbledhura nga Prokuroria, më 29 janar, 15 minuta pas mesnate, Jovanov pa patentë shofer, me veturën “Peugeot 207” në pronësi të babait të tij, ka përplasur Kulakovën, e cila ka qenë duke kaluar në vendkalim të shënuar për këmbësorë dhe me dritë jeshile për këmbësorë.

Kërkohet që Jovanovit t’i vazhdohet paraburgimi për shkak të rrezikut të arratisjes dhe frikës se do ta përsërisë veprën./Telegrafi/

Aktakuzë për aksidentin ku humbi jetën Frosina, Jovanov përballet me 20 vjet burg appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version