
Një aksion policor është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me ngjarjen e zjarrit në klubin “Pulse”.
Operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa prokuroria do të japë më shumë informacion pas përfundimit të operacionit nesër.
Kujtojmë se sot në Koçan u varrosën 30 viktimat nga zjarri, poashtu pati dhe varrime në Shkup për anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe në qytetin e Shtipit.
Aksion policor në Koçan për tragjedinë me zjarrin, ka arrestime appeared first on Telegrafi.