Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë, Llazo Jovçeski thotë se fëmija 4 vjeç që u shpëtua nga aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo po ashtu
Aksidenti në Saraj, nxjerren tre personat e vdekur nga vetura e aksidentuar

Ai thotë se për shkak të mënyrës së aksidentit, fëmija po mbahet ende në spital për vëzhgim të mëtutjeshëm.

“Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull.

Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, tha mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për “Sitel”.

Aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj, fëmija i nxjerr nga lumi është në gjendje të mirë shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version