Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër 51 vjeçarit nga Shkupi duke vepruar sipas kallëzimit penal për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

I dyshuari, më 12 gusht, si pjesëmarrës në komunikacionin rrugor publik, duke drejtuar autobusin në pronësi të NTP Shkup në rrugën komunale Shuto Orizarë – Orizarë e Epërme, nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar komunikacionin publik dhe ka rrezikuar personat tjerë.

“Kur ka ardhur në afërsi të një kryqëzimi me një rrugë shërbimi që lidh rrugën komunale me rrugën “Aleksandar Urdarevski”, ka vepruar në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, kështu që ka kthyer autobusin në të majtë për të shmangur mbeturinat që ndodheshin në anën e djathtë të rrugës dhe ka kaluar në anën e majtë, pra në një pjesë të rrugës që synohet për lëvizjen e mjeteve nga drejtimi i kundërt”.

“Veprimin e ka bërë pa kujdes, pa u siguruar më parë se mund ta bëjë pa rrezik për pjesëmarrësit e tjerë të trafikut, duke mos marrë parasysh pozicionin, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Si pasojë e dështimit të lartpërmendur, autobusi në pjesën e përparme të majtë është përplasur me veturën “Ford Galaxy” me targa të Shkupit, e cila drejtohej nga një 17-vjeçar i cili nuk kishte të drejtë të drejtonte automjetin”.

“Gjatë goditjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tij në veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetën”.

“Prokurori publik kompetent për të dyshuarin propozoi masa parandaluese – konfiskim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror, konfiskim të përkohshëm të patentë shoferit, ndalim për dalje nga vendbanimi, si dhe detyrimin që të paraqitet rregullisht në gjykatë”, thonë nga MPB.

Ndryshe, aksidenti i ka ndodhur dje në afërsi të Bllacës, ndërsa një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa një 13-vjeçar pësoi lëndime të rënda./Telegrafi/

Aksidenti në afërsi të Bllacës, Prokuroria nis hetimet ndaj shoferit të autobusit të NTP-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version