
Dy persona kanë humbur jetën, një është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Manastir – Prilep.
Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në hyrje të Manastirit, ku janë përfshirë një kamion dhe një automjet pasagjerësh.
Një person nga Shkupi dhe një shtetas i huaj kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa një person, gjithashtu shtetas i huaj, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe nga SPB Manastir dhe Prokuroria Publike. Për shkak të këtij aksidenti rruga është mbyllur për qarkullim.
Aksident tragjik në rrugën Manastir – Prilep, humb jetën një banor i Shkupit dhe një shtetas i huaj appeared first on Telegrafi.