SPB Tetovë informon se dje (18.08.2024) në ora 16:06, është raportuar se në rrugën rajonale fshati Siriqinë – fshati Zhelinë Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjetit të udhëtarëve “Ford Ka” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.G. (82 ) nga fshati Siriqinë dhe automjeti i pasagjerëve “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga V.A (30) nga fshati Tearcë, Tetovë.
“Në aksident ka pësuar lëndime të rënda shoferi M.G, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe shoferi V.A dhe pesë bashkëudhëtarët e tij nga fshati Tearcë, dy prej tyre të mitur”.
“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.
Aksident në Tetovë, lëndohen shtatë persona appeared first on Telegrafi.