MPB Maqedoni informon se me datë 29.01.2024 në ora 12:10 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardin “Bosna e Hercegovina” dhe rruga “Tale Hristov” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.V. (43) dhe automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.N. (29), të dy nga Shkupi.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë D.N. konstatuar në një spital privat në Shkup, ndërsa M.V ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup./Telegrafi/
Aksident në Shkup, lëndohet rëndë një 29-vjeçar appeared first on Telegrafi.