Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Manastir – Resnjë, në afërsi të zonës së quajtur Makazi.

Nga SPB Manastir njoftojnë se aksidenti ka ndodhur pasi automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Resnjës, i drejtuar nga një 46-vjeçar banues në një fshat të Resnjës, ka përplasur automjetin Peugeot me targa të Manastirit, i cili nga ana e tij është përplasur me automjetin e tretë BMW, i drejtuar nga një 47-vjeçar, banues në Resnjë.

Nga përplasja 46-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës së Resnjës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjetin tjetër BMW janë dërguar në Spitalin klinik Manastir për ndihmë mjekësore.

Trafiku nga terminali i trageteve të Makazi për në fshatin Gjavato është ridrejtuar përgjatë rrugës së vjetër.

Aksident në rrugën Manastir – Resnjë, ndërron jetë një person appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version