
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Kërçovë-Ohër.
Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, ku mes të lënduarve janë edhe dy të mitur.
“Me datë 21.04.2025 në ora 15:30, në magjistralen Kërçovë-Ohër, në afërsi të qafës malore “Preseka”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Kia” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga K.F.K.L.(53) nga Franca dhe një makine “Skoda” me targa të Kumanovës e drejtuar nga A.4 nga Kumanova”.
“Në aksident drejtuesi i automjetit Kia dhe pasagjerja K.K.A.E. (19) nga Franca ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa drejtuesi i mjetit Skoda dhe pasagjerët e tij S.K. (36) dhe dy të mitur, të gjithë nga Kumanova, kanë pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në spitalin “Shën Erazmi” në Ohër””, njoftojnë nga SPB Ohër.
Një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës ka inspektuar vendin e aksidentit dhe më vonë pritet të ketë më shumë detaje për këtë askdient./Telegrafi/
Aksident në rrugën Kërçovë – Ohër, lëndohen gjashtë persona appeared first on Telegrafi.