MPB Maqedoni njofton se dje në orën 06:00 në Stacionin Policor Berovë është raportuar se në rrugën rajonale Berovë – Strumicë në vendin e quajtur “Djerdovi vodeniki”, automjeti i pasagjerëve “Fiat Doblo” me targa regjistrimi të Berovës, i drejtuar nga 19-vjeçari P.V nga fshati Ratevë e Berovës ka dalë nga rruga.

“Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Shtëpinë e Shëndetësisë Berovë”.

“Inspektim është kryer nga një ekip inspektues i MPB-së Berovë”, njofton MPB.

Aksident në rrugën Berovë – Strumicë, lëndohet një 19-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version