Nga policia bëjnë të ditur se dje në fshatin Rostushë ka ndodhur aksident ndërmjet automjetit “Opel” me targa italiane e drejtuar nga I.I (35) nga fshati Trebishte dhe automjetit “Ford” me tabela të Shkupit e drejtuar nga E.S (21) nga fshati Velebrdo.

Në aksident me lëndime të rënda trupore kanë përfunduar shoferi i automjetit “Ford” bashkë me dy bashkudhëtarë, ndërsa shoferi i automjetit “opel” dhe bashkëudhëtarët A.I dhe dy të mitur kanë marrë lëndime tripore.

Me urdhër të prokurorit publik, policia e Gostivarit ka bërë këqyerjen e vendit të ngjarjes./Telegrafi/

Aksident në Rostushë Mavrovë, 7 të lënduar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version