Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut. Ai në një postim në Facebook shkruan se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
“Gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit. Ai predikoi paqe, dashuri, përulësi dhe solidaritet, duke qenë zë i fuqishëm në mbrojtje të më të varfërve dhe të margjinalizuarve”.
“Mesazhet e tij për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe vlera universale do të mbeten një trashëgimi frymëzuese për miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe në shoqëritë tona”.
“Në këto momente zie, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta besimtarëve katolikë dhe gjithë atyre që gjetën frymëzim në udhëheqjen e tij shpirtërore”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/
Ahmeti shpreh ngushëllime për Papa Françeskun: Ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit appeared first on Telegrafi.