Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se Fronti Evropian mbetet kompakt dhe nuk ka ndryshime apo ndarje të partive.

I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se ata kanë kanale komunikimi me Ziadin Selën dhe për mundësinë që Sela të largohet nga Fronti Evropian, Ahmeti tha se këto zëra i dëgjon që nga parfumimi i zgjedhjeve parlamentare.

“Sot ikin tre deputetë nga BDI, nesër dy nga Fronti, unë me legjenda të tilla nuk merrem. Me zotëriun Ziadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë”, tha Ahmeti.

Ndryshe, Ahmeti sot deklaroi se ka pasur dhe një telefonatë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravarin.

Ai shtoi se njejtë si Taravari duhet të veprojnë dhe partitë e mbetura shqiptare në pushtet, si kundërpërgjigje ndaj politikave anti-shqiptare të qeverisë.

Ahmeti: Me Ziadin Selën jam në kontakt të përditshëm, Fronti Evropian mbetet i bashkuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version