
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari ka patur vetëm një bisedë të shkurtë telefonike edhe pse ka bërë thirrje të vazhdueshme që shqiptarët ta braktisin këtë qeveri anti-shqiptare.
“Me rëndësi është që politika shqiptare të jetë konstruktive në Maqedoninë e Veriut, të jetë ndërtuar mirë, qëndrimet e BDI-së jo njëherë i kam publikuar që me angazhimin e partive politike në VLEN në ekzekutivin e RMV-së, e kanë devalvuar dhe poshtëruar shqiptaret e Maqedonisë. Thirrje ju kemi bërë në vazhdimësi që t’i braktisin institucionet të mos bëhen pjesë e poshtërimit të shqiptarëve:, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se Taravari e ka kuptuar që pozitat shqiptarëve në ekzekutiv janë vetëm të një argatit, ndaj duhet edhe të tjerët të veprojnë njejtë.
“Uroj që edhe të tjerët ta kuptojnë, jo njëherë e kemi konfirmuar, ne nuk zëvendësojmë asnjë subjekt qeveritarë në Qeveri, ne jemi për zgjedhje të parakohshme të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti: Me Taravarin kam patur vetëm bisedë telefonike, BDI është për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Telegrafi.