Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka komentuar edhe porositë e ditëve të fundit nga Qeveria e re që BDI të mësohet në opozitë.

Ahmeti këto porosi i quajti “ilahie” që i dëgjon çdo ditë.

“Këto janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë. Por, nuk kam dëgjuar t’ju përgjigjen kërkesave të BDI-së dhe Frontit Evropian për çështje parimore që garantojnë paqe, stabilitet, siguri dhe një të ardhme për vendin. E para, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. E dyta, hajde të biem dakord. Të bëjmë vetting për të gjitha institucionet e shtetit: për përfaqësuesit e partive politike, deputetët, ministrat, kryetarët e komunave, prokurorët, gjykatësit. Të bëjmë një skaner për të gjithë këta, sepse gjyqësia është në nivelin më të ulët të besueshmërisë. Të bëjmë gjyqësi të besueshme, kredibile, për qytetarët. Pika e tretë është hapja e hetimeve për të gjitha partitë politike. Së katërti, pse të mos hapen hetime për prejardhjen e pasurisë së të gjithë politikanëve në vend? Hetime mbi privatizimin e viteve 1991-1992. Dy miliardë euro ka qenë kostoja e privatizimit. Ku përfundoi pasuria shoqërore? Dhe e fundit, legjitimiteti. Pse shqiptarët të dalin në zgjedhje kur dikush tjetër zgjedh përfaqësuesit e tyre? Kjo ishte teoria e Sllobodan Millosheviqit: të zgjedhim dhe të mbajmë afër “shqiptarët e ndershëm”. Dhe unë, në kohën e tij e kam luftuar regjimin, nga ku isha “shqiptari i keq”. Sinan Hasani, Rahman Morina ishin “shqiptarët e mirë”. Tani, në vitin 2024, këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, unë sërish jam “shqiptari i keq”, u shpreh Ahmeti.

Ai potencoi se çdo prekje në Marrëveshjen e Ohrit e kthen vendin vite prapa, ndaj tha që kjo qeveri po vepron njejtë si disa sisteme në të kaluarën që po poshtëronin shqiptarët.

Ahmeti komenton porositë “BDI të mësohet në opozitë”: Janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version