BDI njofton se sot kryetari i saj, Ali Ahmeti, i ka dërguar letër zyrtare kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Letra është një përgjigje ndaj sfidave serioze me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, kur çdo tension i ri mund të ketë pasoja negative në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin e brendshëm.
Ahmeti thekson se vendimet për shfuqizimin e mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk janë vetëm politikisht të diskutueshme, por janë të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.
BDI bënë thirrje që partitë dhe institucionet politike për përgjegjësi dhe pjekuri më të madhe në këtë periudhë kritike, duke inkurajuar zgjidhje që do të forcojnë bashkëpunimin dhe bashkimin, e jo ndarjet. Letra e Ahmetit, e cila është bashkangjitur e plotë në këtë njoftim, është thirrje për bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe dialog konstruktiv.
BDI, thuhet në letër, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mirëkuptimit dhe gjithëpërfshirjes ndëretnike, të cilat janë themelet e progresit të Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmes së saj evropiane./Telegrafi/
Ahmeti i dërgon letër Mickoskit: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për gjuhën janë të rrezikshme dhe të dëmshme për shoqërinë appeared first on Telegrafi.