Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Sot hapet një kapitull i ri sot hapet Fronti Evropian, i cili do të jetë një nisëm e cila dëshmojë se ne kemi synim proceset integruese.

Rexhepi theksoi se vendit i nevojitet veting në gjyqësor dhe tek funksionarët.

Ali Ahmeti tha se Fronti Evropian ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe politike që të përballet me të gjitha sfidat dhe për ta çuar vendin drejt integrimit evropian.

Ahmeti poashtu u kërkoi të gjithë qytetarëve që të mbëshetsin Bujar Osmanin për president të vendit.

Lideri i BDI-së tha se zgjedhjet e 8 majit do të jenë edhe referendum për vendin për atë se nga cila rrugë do të shkojë vendi.

Ahmeti njoftoi se janë në bisedime edhe me Aleancën për Shqiptarët të krahut të Selës, PDSH-në e Menduh Thaçit dhe Arijanit Hoxhën dhe partitë turke dhe rome./Telegrafi/

Ahmeti formon Frontin Evropian me Skender Rexhepin: Bisedojmë edhe me partitë e tjera appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version