Në një deklaratë të fundit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj konfliktit në Haraçinë, duke e cilësuar atë si “akt kriminal”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti tha se përpjekjet e tyre për të zgjidhur konfliktin mesIbrahimit dhe Ajvazit kanë qenë të pa mjaftueshme.
“Është akt kriminal. Nuk besoj se ka prapavijë politike në këtë rast. Organet e drejtësisë dhe të rendit duhet të bëjnë punën e tyre që u takon”, tha Ahmeti.
Ahmeti theksoi nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet ligjzbatuese për të siguruar qetësinë. /Telegrafi/
Ahmeti flet për konfliktet mes dy anëtarëve të BDI-së në Haraçinë: Është akt kriminal appeared first on Telegrafi.