Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot deklaroi se subjekti të cilin e udhëheq ai që 22 vjet është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.
Ahmeti në shënimin e përvjetorit të BDI-së tha se 22 vite fitore të njëpasnjëshme në të gjitha proceset zgjedhore, parlamentare, lokale, referendume.
“Nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, referendumit për ndarjen territoriale të vitit 2004, zgjdhjet lokale të vitit 2005, zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2008, zgjedhjet lokale 2009, zgjedhjet presidenciale 2009, zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011, përsëri ato të parakohshme të vitit 2014, zgjedhjet në dhjetor të vitit 2016, zgjedhjet lokale në vitin 2017, referendumi 2018, zgjedhjet e parakohshme në Dibër 2019, zgjedhjet presidenciale 2019, zgjedhjet parlamentare 2020, zgjedhjet lokale 20121, zgjedhjet presidenciale 2024 dhe zgjedhje parlamentare 2024”, tha Ahmeti.
Ahmeti si suksese të partisë së tij gjatë qeverisjes numëroi edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit, anëtarësimin në NATO, zyrtarizmi i gjuhës shqipe, rruga e Arbrit./Telegrafi/
Ahmeti: BDI për 22 vite fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale appeared first on Telegrafi.