Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, e ka uruar Radmilla Sheqerinskën për emërimin e saj si zv.sekretare e përgjithshme e NATO-s. Aggeler në një postim në X, shkruan se kjo tregon profesionalizmin dhe Sheqerinskës, si dhe rolin e Maqedonisë së partner i vlerësuar i NATO-së dhe SHBA-ve.
“Urimet më të përzemërta për Radmilla Sheqerinskën, zv.sekretaren e përgjithshme të ardhshme të NATO-s, si dhe Hristijan Mickoskit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mbështetje të kandidaturës së saj. Një dëshmi e fuqishme e ekspertizës dhe përvojës së Sheqerinskës dhe rolit të Maqedonisë si një aleat i çmuar i NATO-s dhe partner i SHBA-së”, ka shkruar Aggeler.
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, sot në Bruksel është zgjedhur zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s dhe do të jetë zëvendëse e Mark Rutte.
“Jam i lumtur të njoftoj emërimin e Radmilla Sheqerinskas si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme. Ajo është një besimtare e vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”, tha Rutte.
Sheqerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe para hyrjes së vendit në Aleancën e NATO-s në vitin 2020./Telegrafi/
Aggeler uron Sheqerinskën: Dëshmi e fortë për rolin e RMV-së si partner i NATO-s dhe SHBA-ve appeared first on Telegrafi.