Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që do të duhet të tejkalojnë politikat partiake, tha sot ambasadorja SHBA-ve në RMV, Angela Aggeler, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke iu drejtuar edicionit të shtatë të Forumit të Energjisë të RMV-së (MEF) të mbajtur në Shkup, Aggeler theksoi se Maqedonia e Veriut është rikuperuar në masë të madhe nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale përpara. Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas, i cili do të eliminojë, siç tha ajo, varësinë nga Rusia dhe kërcënimet për ndërprerje të caktuara të furnizimit.
“Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë kalimin e vendit nga qymyri në burime të tjera”, thotë Aggeler, duke kujtuar se Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e tranzicionit të gjelbër.
Në forum do të diskutohet vendosja e sigurisë energjetike në rajon, transformimi i infrastrukturës energjetike, qëndrueshmëria mjedisore, aplikimi i teknologjisë dhe inovacionit, si dhe financimi i reformave drejt një tranzicioni të gjelbër.
Mandatarit për qeverinë e re Hristijan Mickoski theksoi se tranzicioni energjetik do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme./Telegrafi/
Aggeler: Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë prioritete që duhet të tejkalojnë politikat partiake appeared first on Telegrafi.