Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se si subjekt, përgatitja e tij intelektuale dhe e politikanit i thotë se do të fitojë 5 deputetë.

Përkthyer këtë numër në numra të koalicionit, kur u pyet nga gazetari se a do të thotë kjo se sipas tij Koalicioni VLEN do të fitojë 17-14 deputetë, ai tha: “Më shumë, më shumë… Numrin e deputetëve do ta kemi me 2 përpara, mbi 20”.

Ai shtoi se atë ditë që do të fitojnë këtë numër deputetësh, do të ulen dhe do të shohin mundësitë për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

I pyetur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Gashi tha se nuk është një betejë mes Ali Ahmeti dhe as një përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Gashi tha se angazhimi i Kurtit, është sepse ai ua do të mirën shqiptarëve në Maqedoni.

“Jo, në asnjë mënyrë nuk është betejë me Ali Ahmetin. Nuk dua të flas në emër të Albin Kurtit, por Albin Kurti nuk është kundër askujt. Albin Kurti e do të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë, por nuk janë në betejë… “, tha Gashi.

Afrim Gashi: Koalicioni VLEN do të fitojë mbi 20 deputetë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version